Telegrafi

Përfundon Seminari i 28-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

“Ky seminar ka zhvilluar një veprimtari të shumanshme dhe të frytshme. Përveç ndriçimit të problemeve që u trajtuan, disa kumtesa të seminaristëve të huaj mundësuan në mënyrë të veçantë, heqjen e paragjykimeve, të miteve të rrejshme e të imazheve joreale për shqiptarët dhe kulturën e tyre”, ka thënë drejtori i Seminarit, Liman Matoshi.

Seminari i sivjetmë kishte në qendër avancimin e punës së tij me ligjërata nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Temat boshte të seminarit ishin nga fusha e gjuhësisë, “shqipja e folur dhe shqipja standarde”, ndërsa nga letërsia “Romani i sotëm shqiptar”.

Tryeza shkencore e seminarit iu kushtuan gjuhëtarit tonë të njohur Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe shkrimtarit Jakov Xoxa, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes. /ktv/rtk/telegrafi/