Telegrafi

Përfundon seanca për Azem Sylën, dëshmitari mohon se u kërcënua

Ka përfunduar seanca ndaj ish deputetit të PDK-së Azem Syla. Gjatë kësaj seance, dëshmitari i dytë i mbrojtur është marrë në pyetje nga avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi.

Avokati Tomë Gashi tha për KosovaPress-in se dëshmitari ka mohuar të jetë kërcënuar nga ish deputeti Syla.

Gashi seancën e sotme e ka parë si pozitve për klientin e tij.

“Ka lëvizje shumë pozitive për Azem Sylën. Dëshmitari mohoi se ka qenë i kërcënuar ‘ ka treguar Gashi

Kjo seancë është zhvilluar me kërkesën e prokurorisë, e cila ka vlerësuar se Azem Syla ka tentuar të ndikojë tek dëshmitari i dytë i mbrojtur.

Azem Syla ishte arrestuar në prill të këtij viti, pasi prokuroria pretendon se ai bashkë me disa persona të tjerë ka tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm