Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Prokuroria e shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.
Caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar mbrojtja e tre të dyshuarve, ku kanë propozuar lirimin apo caktimin eventualisht të ndonjë mase tjetër, raporton kallxo.com`.
Ndërsa vendimi pritet të merret nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Suzana Çerkini.
Prokurorisë Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar.
Ata janë arrestuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.