Site icon Telegrafi

Përfundon seanca ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari i shtatë pritet të vazhdojë dëshminë edhe nesër

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, të hënën vazhdoi me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë (me kodin 1), i cili pritet të dëshmojë edhe në seancën e nesërme.

I njëjti, gjatë kësaj seance është marrë në pyetje nga mbrojtja e Shalës.

Ndryshe, mbrojtja e Shalës gjatë seancës së sotme në shumicën e kohës ka bërë pyetjet ndaj këtij dëshmitari në seancë private, përveç pjesës së pyetjeve për identifikim të disa personave.

Në fund të seancës, mbrojtja tha se mendojnë se pyetjet ndaj dëshmitarit të shtatë do të përfundojnë në pjesën e parë të seancës së nesërme, e që më pas pritet të vazhdohet me pyetjet plotësuese të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësit të viktimave.

Exit mobile version