Ka përfunduar seanca e Gjykatës Speciale ndaj kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.
Gjykatësi Nicola Giju tha se për caktimin e datës për konferencën mbi ecurinë e çështjes palët do të njoftohen me kohë.
Si datë u propozua 7 ose 8 janari për të cilat mbrojtja dhe prokuroria ishin dakord.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në fund të shtatorit dhe u transferuan në Hagë, pasi në disa raste nga zyra e OVL të UÇK-së kishin dal dokumente të Prokurorisë së Speciales, të cilat ishin “dorëzuar” aty nga persona të panjohur deri më tash. /Telegrafi/