Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj tha se për fajësinë ose pafajësinë e tij do të deklarohet përmes avokatit.
Seanca për deklarim rreth fajësisë apo pafajësisë, pritet të mbahet më 7 ose 8 janar 2021.
Ai dhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të dosjeve të Prokurorisë.
Ata u arrestuan në fund të shtatorit dhe u transferuan në Hagë, pasi në disa raste nga zyra e OVL të UÇK-së kishin dal dokumente të Prokurorisë së Speciales, të cilat ishin “dorëzuar” aty nga persona të panjohur deri më tash./Telegrafi/