Telegrafi

Përfundon samiti i OKB-së për varfërinë

Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje vendeve të pasura që t’i rrisin ndihmat e tyre për vendet në zhvillim.

Kryeministri kinez Ven Xhiabao paralajmëroi në prani të delegatëve në New Jork, se vendi i tij do të ndërtojë deri në vitin 2015 qindra shkolla dhe do të përgatisë kuadër mjekësor në Botën e Tretë.

Miliona kinezë kanë gjetur ndërkohë rrugën e daljes nga varfëria, tha ai. /Telegrafi/