Telegrafi

Përfundon rrugëtimi i KB Pejës në FIBA Europe Cup

KB Peja e ka përfunduar rrugëtimin në FIBA Europe Cup.

Klubi pejan i basketbollit pësoi humbje nga Spojnia Stargard me rezultat 91-87.

Me dy fitore dhe katër humbje, me kaq edhe përfundon garimi i tyre në FIBA Europe Cup.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë nga KB Peja:

Mposhtemi dhe përfundojmë garat në FIBA Europe Cup!

Me rekord 2 fitore e 4 humbje e mbyllim sezonin Europian, ku arritëm të mposhtim 17 herë Kampionët e Holandës, Den Bosch dhe Spojnia Stargard në Poloni.

KB Peja nuk do ndalet asnjëherë – do rikthehemi më të fuqishëm se kurrë për të gjitha trofetë në garat vendore! /Telegrafi/