Kylie Jenner është ndarë nga i dashuri i saj, reperi Travis Scott pas dy vitesh së bashku.
Çifti vendosën që marrëdhëniet e tyre të vendosen në pritje disa javë më parë, pas një periudhe të gjatë krize, sipas TMZ.
22-vjeçarja miliardere filloi takimin me interpretuesin e hitit “Sicko Mode”, 28 vjeç, në festivalin Coachella në vitin 2017 dhe brenda disa javësh ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre tani 22-muajshe, Stormi Webster – për të cilën thuhet se kanë ndarë kujdestarinë e përbashkët miqësisht, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Hera e fundit që çifti u panë së bashku ishte në premierën e 27 gushtit të dokumentarit nga Netflix, “Travis Scott: Look mom, I can fly”, i cili kronikon jetën personale dhe profesionale të reperit.
Romanca thuhet se ishte qetësuar qysh atëherë, megjithatë një burim pranë tyre tregoi se marrëdhënia nuk kishte mbaruar plotësisht.
Një burim tjetër i tha E! News: “Kylie dhe Travis zyrtarisht nuk janë në marrëdhënie”.
Sipas burimeve të brendshme, dyshja po qëndrojnë në shtëpi të ndara por janë në kontakt të rregullt për hir të vajzës së tyre.
Burimet shtuan se: “Travis ka qëndruar në shtëpinë e tij në Beverly Hills dhe Kylie e ka lejuar atë që ta shohë Stormin. Ajo kurrë nuk do ta mbante atë larg prej tij”.
Travis nuk e shoqëroi Kylien në ceremoninë e dytë të martesës së Justin dhe Hailey Bieber në Karolinën e Jugut të hënën.
Ylli i shfaqjes televizive “Keeping up with the Kardashians” ishte e shoqëruar nga motra e saj Kendall dhe nëna Kris, si dhe miq të tjerë si Jaden Smith, dhe nuk tregonte asnjë shenjë që ajo po ndahej nga i dashuri.
Burimi i brendshëm zbuloi: “Kylie kishte një gotë shampanjë në dorë dhe po kërcente me Stormin në dyshemenë e vallëzimit në një moment. Kris po e mbante nën kontroll atmosferën”.
Tani Travis ka lëvizur disa prej sendeve të tij nga shtëpia e përbashkët ku jetonte me Kylien dhe është zhvendosur në rezidencën e tij të re në Hollywood, raporton The Blast.
Ndarja raportohet se po vinte prej shumë kohësh për shkak të mos-pajtimeve mes çiftit. /Telegrafi/