Sipas raportimeve, romanca e shkurtë e Tom Bradyt me supermodelen Irina Shayk ka përfunduar pasi nuk shkuan gjërat mirë mes tyre.
Brady, i cili u nda nga ish-gruaja Gisele Bundchen në vitin 2022 pas 13 vitesh martesë, u pa me Shayk në shumë raste gjatë muajve të fundit, pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta mbajtur të fshehtë romancën, shkruan DailyMail.
Muajin e kaluar çifti i ri u pa duke mbërritur në apartamentin e legjendës së “NFL” në Tribeca vetëm pak minuta larg njëri-tjetrit pasi Shayk mori pjesë në prezantimin e “Michael Kors” në Javën e Modës në New York.
Megjithatë, “TMZ Sports” po raporton se Brady, 46 vjeç, nuk është më në lidhje me 37-vjeçaren pasi ata së bashku vendosën t’i japin fund.
Besohet se mes dyshes nuk ka gjak të keq, pasi vendimi i tyre nuk është nxitur nga ndonjë dramë apo skandal.
Brady u pa së fundmi duke u rikthyer dhe duke u relaksuar në jahtin e tij në Miami, ndërsa Shayk është parë shpesh në New York, duke sugjeruar se marrëdhënia e tyre kishte zënë vendin e dytë.
Shayk, i cili më parë është takuar me superyllin e futbollit Cristiano Ronaldo dhe aktorin e famshëm Bradley Cooper, ka një vajzë gjashtëvjeçare me këtë të fundit. /Telegrafi/