Telegrafi

Përfundon rishikimi i Kodit Penal

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka përfunduar rishikimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe nga sot është në fazë të konsultimeve publike.

“Projekt-Kodi Penal i Republikës së Kosovës, bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe konsideratës më të lartë të parimeve humane”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Sipas tij, Kodi Penal i republikës së Kosovës është në përputhje të plotë edhe me standardet evropiane dhe shënon një hap përpara në reformimin e drejtësisë.

“Me qëllim të transparencës së procesit si dhe ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së këtij akti, e mirëpres dhe ju ftoj të jepni kontributin tuaj përmes propozimeve dhe sugjerimeve deri më datën 13 mars 2018”, shkruan Tahiri në Facebook. /kp/Telegrafi/