Varri në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku besohet se ishte varrosur Jezu Krishti, është hapur sërish – pas disa muajsh pune për restaurimin e tij
Restaurimi zgjati gati nëntë muaj dhe ka kushtuar rreth 3.7 milionë dollarë. Kujdestaria e këtij varri i përket kishës ortodokse, asaj armene dhe katolike. Konfliktet mes tyre kanë shtyrë për dekada të tëra këtë restaurim. /Telegrafi/