Site icon Telegrafi

Përfundon restaurimi i dy ikonave të vjetra

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka vlerësuar punën e kryer nga Drejtoria e Kulturës në Berat për restaurimin e dy ikonave të veçanta me emërtimin “Mbledhja e Kryeëngjëjve”, të autorëve Johan Çetiri dhe Kostandin Zografit.

Gjatë një inspektimi të kryer në laboratorin e restaurimit të ikonave, Kumbaro shkruan: “Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku janë dy restauratorët duarartë në DRKK Berat që rikthyen në jetë laboratorin e restaurimit te ikonave dhe nxjerrin ne drite thesaret e fshehura të Beratit”.

Ikona me emërtim ”Mbledhja e Kryeëngjëjve ” me autor Johan Çetirin, para se të restaurohej ikona paraqitej në një gjendje të dëmtuar. Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Thanasit në Karavasta, Lushnje. Thuajse njëkohësisht me restaurimin e saj, specialistët e DRKK Berat përfunduan edhe restaurimin e ikonës së Kostandin Zografit që është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, në Vanaj të Fierit.

Exit mobile version