Përfundoi protesta e opozitës para Gjykatës Penale në Shkup. OBRM-PDUKM bëri thirrje për protestë edhe nesër ku përsëri do ta shprehë pakënaqësinë e saj nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.
Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron te populli.
Fjalim mbajti edhe Aleksandar Nacev nga OBRM-PDUKM i cili tha se me këto arrestime mundohen ta rrënojnë shpirtin e Maqedonisë./Telegrafi/