Telegrafi

Përfundon projekti “Praktikat në Marketing”, ndihmohen 120 biznese dhe një grup studentësh

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi me këtë rast theksoi se programi është realizuar me sukses dhe se OEK-ja do të përkrah dhe implementoj projekte të ngjashme të cilat kanë së qëllim gjenerimin e punësimin e të rinjve, sidomos krijimin e një ure konkrete bashkëpunimi në mes të sektorit privat dhe universiteteve.

“Stafi i OEK-së ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për tu marrë më këtë çështje madhore dhe se janë në kërkim të mundësive për zgjerim të këtij programi”.

Rukiqi po ashtu tha se ndërmarrjet më të cilat kanë punuar në këtë projekt do të vazhdojmë të punojmë edhe vitet e ardhshme.

“Ne do të shikojmë mundësinë që ta zgjerojmë projektin, ta formalizojmë bashkëpunimin mes universiteteve dhe ndërmarrjeve dhe në të njëjtën kohë të shikojmë mundësinë që projekte të ngjashme të përkrahen edhe nga donatorët”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i USAID-i, Musli Berisha duke e vlerësuar projektin si të sukseshëm tha se i njëjti ka ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në zhvillimi e bizneseve kosovare por edhe ne zhvillim ekonomik të Kosovës.

Ndryshe në projektin “Praktikat në Marketing”, studentet jo vetëm që janë ndihmuar për të zbatuar teorinë në praktik, por janë shpërblyer edhe me nga 300 euro, me ç’rast nga 200 euro janë siguruar nga kompanitë vendore dhe me nga 100 nga USAID-i. /Telegrafi/