Site icon Telegrafi

Përfundon projekti për zbatimin e masave aktive për shërbime dhe punësim

Në Qendrën e BE në Shkup sot do të kompletohet projekti i binjakëzimit (twinning) për përkrahje të Agjencisë për punësim në zbatim të masave aktive për shërbime dhe punësim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti është zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ministrinë për siguri sociale dhe punë të Lituanisë.

Është paralajmëruar edhe adresim i ambasadores gjermane në Maqedoni, Christine Althauser, drejtorit të Agjencisë për punësim Vlatko Poposki, si dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe të këshilltarit të përhershëm për binjakëzim, Aksel Buerger./Telegrafi/

Exit mobile version