Site icon Telegrafi

Përfundon procesi i votimit në Institucionet Korrektuese, 339 të burgosur refuzuan të votonin

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

E këtij procesi i janë nënshtruar edhe të burgosurit. Ku tashmë në të gjitha Institucionet Korrektuese ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të  gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version