Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës, ndërsa fitues është shpallur zyrtarisht Kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj.
Haliaj ka fituar me një rezultat të thellë rreth 5000 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit”, tha Halilaj në pronocimin e parë në media, raporton Euronews Albania.
Në zgjedhjet e 14 majit diferenca mes kandiatëve ka qenë rreth 2000 vota më shumë për kandidatin socialist Safet Gjici.
Zgjedhjet në Kukës u përsëritën pasi ish-kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të një video-skandali të tij. /Telegrafi/