Telegrafi

Përfundon pjesa e parë: Spanja pati rastet, Gjermania posedimin

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi spanjollëve të cilët rrezikuan në minutën e dytë me Pedrin që bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga Manuel Neuer.

Një tjetër mundësi të mirë “Furia e Kuqe” e pati në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit iu afrua golit.

Gjermania rrezikoi seriozisht përmes Kai Havertz në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.

Po i njëjti lojtar pati një tjetër rast të mirë shënimi edhe në minutën e 35-të pas një pasimi fantastik të Antonio Rudiger, por gjuajtja e tij ishte shumë e butë dhe u ndal me lehtësi nga Simon.

Spanja sërish rrezikoi me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por në bazë të asaj që pamë në pjesën e parë golat me gjasë nuk do të mungojnë./Telegrafi/