Telegrafi

Përfundon pjesa e parë mes Holandës dhe Ukrainës

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Ukrainës në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

Pas vetëm dy minutash lojë, Tulipanët arritën të rrezikonin me anë të Memphis Depayt, por portieri Georgi Bushchan ishte në vendin e tij,

Tre minuta më vonë, Denzel Dumfries pati një shans të mirë për gol, mirëpo Buschan sërish priti.

Ishte minuta e 28 kur erdhi shansi për Ukraninën që rrezikoi me anë të Andryi Yarmolenkos, por ajo u ndalua nga mbrojtësit e Holandës.

Ukraina mund të pësonte tre gola qysh në pjesë të parë, mirëpo Bushchan priti edhe gjuajtjen e Georgino Wijnaldumit (39’).

Pjesa e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë që Holanda sulmoi në vazhdimësi. /Telegrafi/