Telegrafi

Përfundon pjesa e parë mes Belgjikës dhe Portugalisë

Foto: uefa.com

Belgjika ka shkuar në epërsi në pushimin e pjesës së parë ndaj Portugalisë (1-0) në kuadër të 1/8 e finales së Euro 2020

Portugezët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Diogo Jotas qysh ën minutën e gjashtë, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit e portës.

Një tjetër rast serioz për Portugalinë erdhi edhe në minutën e 25-të, kur Cristiano Ronaldo gjuajti nga goditja e lirë, mirëpo Thibaut Courtois bëri pritje fantastike.

Lexo po ashtu Nga një distancë prej 22 metrash, Thorgan Hazard i shënon super gol Portugalisë

Derisa pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, erdhi edhe goli i parë, e që ishte mjaft i bukur.

Nga një distancë prej 22 metrash, Thorgan Hazard shënoi në portën e Rui Patricios, duke zënë në atë befasi.

Më gjasë në 45 minutat e dytë, do të ketë së paku edhe një gol, duke parë ritmin e shpejtë të lojës. /Telegrafi/