Ka përfunduar pjesa e parë mes Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe asaj të Izraelit.
Djelmoshat tanë janë duke pësuar 2-0 pas 45 minutave lojë.
Në minutën e 15-të të ndeshjes, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet mbrojtësi qendror Nachimas.
Ndërkohë golin e dytë për mysafirët e shënoi sulmuesi anësorë Weissman.
Kosova kishte disa raste të mira në këtë sfidë, ku tentuan Bersant Celina, Florent Hasani dhe Enis Bytyqi.
Sa i përket posedimit të topit, ishin izraelitet që e kishin më shumë në pronësi 47% – 53%.
Shpresojmë që të përsëritet ndeshja me Norvegjinë kur Kosova në fund shënoi fitore 3-2 me një rikthim fantastik. /Telegrafi/