Telegrafi

Përfundon pjesa e parë e derbit Manchester City-Arsenal

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë e derbit Manchester City-Arsenal që po zhvillohet në ‘Etihad Stadium’.

Këto dy skuadra u vunë përballë njëra-tjetrës në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Kjo pjesë e parë ishte e qetë, me ‘Qytetarët’ që pothuajse gjatë tërë kohës patën posedimin e topit por pa arritur të krijojnë ndonjë rast konkret për gol.

‘Topçinjtë’ në anën tjetër patën dy mundësi shënimi përmes Gabriel Jesus por braziliani nuk u tregua i saktë përballë portës.

Lexo po ashtu Manchester City – Arsenali, derbi që mund të determinojë titullin në Ligën Premier

Pep Guardiola në minutën e 27-të bëri një zëvendësim të detyrueshëm pas lëndimit të Nathan Akes, vendin e të cilit e zuri Rico Leëis.

Mbetet të shihet se çfarë na premton pjesa e dytë, por në rast se nuk ka ndryshim të rezultatit, atëherë Liverpooli do të mbetej lider i Ligës Premier./Telegrafi/