Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Arsenalit dhe Manchester Cityt (1-0) që po luhet në kaudër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e dytë pas një gabimi të Manuel Akanjit, i cili i dhuroi mundësinë Martin Odegaard të shënonte për rezultatin 1-0.
‘Topçinjtë’ menduan se kishin realizuar edhe golin e dytë në këtë takim kur Gabriel Martinelli e çoi topin në fundin e rrjetës në minutën e gjashtë, por ai u anulua për pozitë jashtë loje.
MARTIN ODEGAARD GOAL VS MAN CITY pic.twitter.com/irbMzzluUr
— Dr Yash (@YashRMFC) February 2, 2025
Në anën tjetër rasti i parë për ‘Qytetarët’ në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të kur gjuajtjen me kokë të Josko Gvardiol e priti në mënyrë fantastike David Raya.
Një tjetër rast të mirë shënimi e pati edhe braziliani Savinho në minutën e 43-të, por sërish në skenë doli Raya për t’ia mohuar golin e barazimit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por bazuar në intensitetin e lojës nuk pritet që të mungojnë golat./Telegrafi/