Site icon Telegrafi

Përfundon pandemia e Ebolës në Kongo

Zyrtarët kongolez njoftuan të enjten se epidemia e Ebolës, e cila ka vrarë të paktën gjashtë persona që nga muaji tetor, ka përfunduar.

Epidemia e fundit shpërtheu në provincën e Kivusë së Veriut, ku më shumë se 2,200 njerëz vdiqën gjatë epidemisë së mëparshme të Ebolës që filloi në vitin 2018.

Lexo po ashtu Ebola, HIV dhe viruse të tjerë vrasëse mund të trajtohen me antiviral të zhvilluar në majmunë

Hulumtimet kanë treguar se rasti i parë i epidemisë së fundit ishte ndoshta një shpërthim i ri i sepse virusi mbijetoi në komunitet, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Epidemia që sapo ka përfunduar është lufta e 13-të e Kongos kundër Ebolës.

Gjatë pandemisë së viteve 2018-2020, për herë të parë ishte e mundur të vaksinoheshin njerëzit në rrezik, por pasiguria në zonat rurale i pengoi punonjësit shëndetësorë të kishin qasje të sigurta. /Telegrafi/

Exit mobile version