Telegrafi

Përfundon Panairi Ndërkombëtar i Verës në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur

Panairi Ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans”, i cili u zhvillua në Beograd në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur ka përfunduar sot.

Ky panair u hap më 1 shtator nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas Dimitar Kovaçeski.

Në panair morën pjesë rreth 400 prodhues të verës nga më shumë se 22 vende të ndryshme të botës. 160 prodhues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.

Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera.

Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm Në ditën e dytë të Open Balkans në Beograd u mbajt pjesa politike e Samitit.

Në Samit u nënshkruan marrëveshje për mekanizmat e sigurisë ushqimore dhe lirinë e tregtisë në Ballkanin Perëndimor.  /ABC News/