Site icon Telegrafi

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Manchester United dhe Chelsea

Manchester United dhe Chelsea po luajnë baras me rezultat 0-0 pas 45 minutave të para në derbin i cili po zhvillohet në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Chelseat të cilët në minutën e 14-të goditën shtyllën përmes Noni Maduekes.

Në të njëjtin aksion, nga topi i kthyer Levi Colwill nuk arriti që ta çojë topin në rrjetë duke goditur edhe ai shtyllën.

Unitedi në anën tjetër ndonëse u mundua ta kontrollojë këtë ndeshje, për pjesën më të madhe të kësaj pjese nuk krijoi asgjë deri në sekondat e fundit të 45 minutave të para, kur Marcus Rashford goditi traversën.

Përkundër konsolidimit në fazën e mbrojtjes, mesfusha dhe sulmi nuk krijuan asgjë duke u treguar tërësisht të parrezikshëm.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i ‘Djajve të Kuq’ në pjesën e dytë teksa Chelsea do të shpresojë që të vazhdojë me rastet e rrezikshme dhe eventualisht të gjejnë golin.

Me një fitore eventuale Chelsea do të ngjitej në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Man United do të pozicionohej në vendin e 11-të./Telegrafi/

Exit mobile version