Drita nuk e shfrytëzoi epërsinë e terrenit vendas në përballjen me Feronikelin për llogari të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi që loja në Gjilan përfundoi me rezultatin fillestar.
Ndeshjet gjysëmfinale nga pjesa tjetër e garës së Kupës do të luhen në dy takime.
Loja ka qenë e balancuar në pjesë lojën e parë, kurse në të dytën ka pasur një dominim të skuadrës gjilanase, e cila ndonëse krijoi disa raste nuk ia doli të shënojë.
Burim Qorri i Feronikelit në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të kuq.
Në gjysmëfinalen tjetër, e cila luhet të enjten, takohen Hajvalia – Llamkos Kosova në orën 15:00. /Sporti1/Telegrafi/