Derbi mes Milanit dhe Napolit në San Siro ka përfunduar pa gola.
Mysafirët ishin më të mirë, por nuk u treguan konkret para portës kundërshtare.
Shansin e parë të mirë në ndeshje e kishte Giacomo Bonaventura në minutën e katër, pastaj Nikola Kalinic (11′).
Lorenzo Insigne tentoi në minutat 16′ dhe 35′, por Gianluigi Donnarumma nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.
Pjesa e dytë ishte më pak raste, në përjashtim të Andre Silvas në minutën e 85-të dhe atë të Arkadiusz Milik në minutat shtesë. Te ky i fundit Donnaruma bëri një pritje fantastike duke ia mohuar golin polakut.
Pas këtij barazimi Napoli vazhdon në vendin e dytë me 78 pikë (një ndeshje më pak dhe tre pikë se Juventusi).
Ndërsa Milani në pozitën e gjashtë me 53 pikë, shtatë më pak se Interi dhe Roma që janë në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ndaj Torinos, kurse napolitanët presin Udinesen. /Telegrafi/
https://twitter.com/corsMatteo/status/985532653083521030