Telegrafi

Përfundon pa gola 45 minutëshi i parë i përballjes Zvicër – Kosovë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e nëntë të grupit E për kualifikimet e Euro 2024.

Zvicra pati posedimin dhe rastet për gol por hasi në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Kosovës e cila po duket ne disponim të mirë për lojë.

Vendasit patën disa mundësi të mira për gol, fillimisht me Ruben Vargas por gjuajtjet e tij u ndalën me sukses nga Visar Bekaj.

Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë, Zvicër 0-0 Kosovë: Zviceranët sulmuan, Rashani ishte afër të shënojë

Rastin më serioz zviceranët e patën në minutën e 18-të, ku në portën e boshatisur Remo Freuler gjuajti jashtë kuadratit të portës.

Kosova në anën tjetër ishte shumë afër golit të epërsisë, kur në minutën e 37-të goditja me kokë e Elbasan Rashanit shkoi shumë afër shtyllës së Yann Sommer./Telegrafi/