Vëllaznimi dhe Besa kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 0-0.
Vëllaznimi që nga fillimi i ndeshjes kishte iniciativën dhe rrezikonte vazhdimisht portën e mysafirëve.
Lorik Rudi kishte rast të mirë në minutën e 24-të por në fund u pengua nga Papuqi dhe nuk arriti të realizoj.
Krejt në fund të pjesës së parë, Besnik Krasniqi i vendasve pati një rast të mirë por goditi mbi portë nga afërsia.
Pas 45 minutave rezultati ishte i barabartë 0-0 dhe dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Edhe në pjesën e dytë si Vëllaznimi ashtu edhe Besa tentuan të shënonin por pa sukses.
Në fund rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes pa gola 0-0.
Vëllaznimi kësisoj mbetet në pozitën e nëntë në tabelë me 36 pikë dhe do të tentoj t’i ikë barazhit deri në fund.
Ndërkohë, Besa zë pozitën e 11-të me 19 pikë sa ka edhe Flamurtari një pozitë më lartë.
Në javën e ardhshme, Vëllaznimi do të luaj në udhëtim në Gjilan te Vllaznia e Pozhoranit.
Ndërkohë Besa e Pejës do ta luaj ndeshjen vendimtare me Flamurtarin në Pejë. /Telegrafi/