Njësia speciale e policisë së Kosovës sot në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpinë e anëtarit të Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiq.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se ky operacion ka qenë i bazuar nën urdhëresën e Gjykatë kompetente.
Sipas tij operacioni është kryer mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje.
“Operacioni policor i realizuar në një fshat të Komunës së Ranillukut i cili ka qenë i bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente ka përfunduar. Operacioni policor është kryer mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë armë ilegale. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në luftimin e veprimtarive ilegale, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe ruajtjes së rendit dhe qetësis publike”, ka thënë Kelani./Telegrafi/