Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me postë dhe rinumërimi i tetë kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i marrë të premten.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar përfundimin e rinumërimit të votave.
Për rinumërimin e tyre është vendosur pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të kalojnë auditimin për shkak të mospërputhjes.
Gjithashtu ka përfunduar edhe numërimi i votave, të cilat kanë ardhur përmes postës.
Tashmë kanë mbetur që të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Rezultatet e rinumërimit dhe rezultatet e votave me postë do të publikohen në faqen e KQZ-së. /Telegrafi/