Në qarkun e Vlorës, numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës, ka mbaruar në 5 bashki.
Në bashkinë e Selenicës, kanë qenë tre kandidatë përballe njëri tjetrit. Pëllumb Binaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Marildo Hodaj i Bindjes Demokratike dhe Shahin Cenkaj i Partisë Komuniste Shqiptare.
Kandidati i Majtë Binaj ka marrë 5819 vota, ose 92.74% të totalit. Hodaj i Bindjes ka marrë 401 vota, ose 6.37%, ndërsa Celaj i Partisë Komuniste, ka marrë vetëm vetëm 73 vota ose 1.16%. Kjo bashki ka pasur 46 kuti votimi.
Në Himarë, kandidat, i vetëm ishte Jorgo Goron, i Aleancës për Shqipërine Europiane. Ai ka marrë 4209 vota.
Edhe në Bashkinë e Delvinës, zgjedhjet janë zhvilluar me një kanditate. Majlinda Qilimi e Partisë Socialiste, ka marrë 2608 vota.
Saranda për zgjedhjet lokale pati përballe dy kandidatë; Adrian Gurma I ASE, dhe Ilir Nikolla, kandidat i pavarur. Kandidati i majtë Gurma, mori 7086 vota, ndërsa Nikolla mori 1686 vota.
Shuai Beqiri i ASHE, ka kandiduar i vetëm në Bashkinë e Konsipolit. Ai ka marrë 3328 vota, në 17 kuti votimi që kanë qenë në total./tch/