Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin e votave të fundit edhe për Komunën e Prizrenit dhe i ka vendosur në webfaqe.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin në Prizren me 28,975 vota apo 45.58%.
PDK renditet e dyta me 10,659 vota apo 16.77%.
LDK është e treta me 6.164 vota apo 9.7%.
Më pas vjen KDTP me rreth 5% të votave.
Në Prizren me mbi 4% të votave renditen Vakat e Nisma, AAK me 3.2%.
Dalja e votuesve në Prizren ka qenë 65.470 ose 39,45% për qind nga gjithsej 165.951 qytetarë me drejtë vote.
Kujtojmë, Prizreni është komunë që drejtohet nga Mytaher Haskuka i LVV-së./Telegrafi/