Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave në Kaçanik, diferencë e vogël mes VV-së dhe PDK-së

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Kaçanikut.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese me 34.26 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 32.31 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 16.52 për qind të votave.

Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet e djeshme ka marrë 5.71 për qind të votave, kurse koalicioni tjetër AAK-PSD ka 5.62 për qind.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Kaçanik ishte 47. /Telegrafi/

 

Exit mobile version