Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka bërë të ditur se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjeve lokale.
“Në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë nesër rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune. Për orën e saktë do të vendos KQZ-ja dhe për këtë do t’iu njoftojmë”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/