Telegrafi

Përfundon numërimi i votave me kusht në Prizren, Haskuka i LVV-së merr 537 vota, Totaj i PDK-së 409

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Prizren.  

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka marrë më së shumti vota, 537.

Pas tij, vota ka marrë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, me 409.

Anton Quni i LDK-së, renditet i treti me 211 vota.

Sa i përket garës për asamble, LVV ka dalë e para me 354 vota, PDK me 326 vota LDK me 195. /Telegrafi/