Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Vëmendja ka qenë në Komunën e Dragashit për shkak të rezultatit shumë të ngushtë mes kandidatëve për kryetar.
Në bazë të numërimit të këtyre votave kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 121 vota, derisa ai i PDK-së, 91 vota.
Këto vota nuk e ndryshojnë rezultatin preliminar të shpallur nga KQZ, dhe as rezultatin duke llogaritur votat e diasporës.
Në bazë të rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ, kandidati i PDK-së Shaban Shabani ka marrë 5,648 vota derisa ai i LDK-së, Bexhet Xheladini 5,601 vota.
Nga diaspora kandidati i LDK-së kishte marrë 244 vota, derisa ai i PDK-së 54 vota.
Duke llogaritur votat e numëruara në vendvotime, votat e ardhura nga diaspora dhe votat me kusht e ato të personave me nevoja të veçanta rezultati përfundimtar do të dukej si më poshtë.
Bexhet Xheladini (LDK) – 5,966 vota
Shaban Shabani (PDK) – 5,793 vota
Kujtojmë, PDK ka paralajmëruar ankesë në PZAP dhe Gjykatë Supreme pasi sipas tyre ka pasur manipulime me votat e diasporës në këtë komunë.
Certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm pasi të vendosin PZAP apo eventualisht edhe Gjykata Supreme./Telegrafi/