Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i votave edhe në Shtime, PDK del fituese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën e Shtimes.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në Shtime me 33.31 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me  27.44 për qind, transmeton Telegrafi.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.90 për qind të votave.

Koalicioni NISMA-AKR-PD  në komunën e Shtimes ka marrë 7.99 për qind, kurse koalicioni tjetër AAK-PSD ka 3.96 për qind.

Subjektet tjera politike kanë 4.25 për qind.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Shtime ishte 35.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version