Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Prishtinë, VV del fituese

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia fituese në Prishtinë është  Lëvizja Vetëvendosje me 37 mijë e 387 vota ose me 37.14 për qind. pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 32 mijë e 636 vota ose  32.42 për qind, transmeton Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 15 mijë e 511 vota, ose  15.41 për qind.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) në Prishtinë ka marrë  7 mijë e 633 vota ose 7.58 për qind, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 4 mijë e 780 vota ose 4.75 për qind.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Prishtinë ishte 247.

KQZ ka bërë të ditur se numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta në Prishtinë ishte 3.32 për qind./Telegrafi/

 

Exit mobile version