Site icon Telegrafi

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Istog, LDK del e para

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Istogut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës ka 45.88 për qind të votave. E dyta sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet koalicioni AAK-PSD me 18.59 për qind, transmeton Telegrafi.

Partia e tretë është Vetëvendosje me 12.88 për qind, kurse në vendin e tretë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 12.77 për qind.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare,  kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind,/Telegrafi/

 

Exit mobile version