Kanë përfundur numërimet e fletëvotimeve edhe në komunën e Malishevës.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kjo komunë shkon në balotazh.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
Ekrem Kastrati (NISMA) – 34,30%
Isni Kilaj (PDK) – 29,07%
Bajrush Hoti (LDK) – 18,18%
Alban Krasniqi (LVV) – 15,04%
Kastriot Berisha (AAK) – 4,30%
Selajdin Bytyçi – 0,35%
Komisioni Qendron i Zgjedhjeve menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.
Qytetarët e Kosovës kanë votuar në 38 komuna, për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.
Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në KËTU. /Telegrafi/