Një person që mori pjesë në një konkurs botëror në konsumin e specave të djegës përfundoi në Shërbimin e Emergjencave, pasi kishte dhimbje koke të padurueshme.
Ai hëngri speca të djegës Karolina në garën në Nju Jork, dhe mori dhimbje koke jashtëzakonisht të mëdha për disa ditë radhazi.
Kjo nuk është hera e parë që garues si ky përfundojnë në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.
Por, është interesant se si disa njerëzve u pëlqen ta sfidojnë veten pavarësisht pasojave që shpesh janë të mëdha./kp/Telegrafi/