Një burrë u shtrua në spital pasi piu dezinfektues për të parandaluar coronavirusin, ndërsa ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump e sugjeroi si trajtim të mundshëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtori i spitalit, Gaylord Lopez, tha se burri u nxitua drejt qendrës mjekësore të shtunën, pasi konsumoi zbardhues “për të parandaluar COVID-19”. Lopez ka potencuar se i njëjti ka probleme mendore.
Thuhet se incidenti erdhi pasi ditë më parë Trump e sugjeroi injektimin e dezinfektuesve në trup, si trajtim të mundshëm për parandalimin e virusit, ndërkaq ky supozim ngriti reagime nga epidemiologë të ndryshëm.
Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten, edhe aplikimi nga jashtë mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes./Telegrafi/