Site icon Telegrafi

Përfundon në mbeturina guri përkujtimor i Nënë Pashkes

Fotografi e gazetarit, Arsim Lani

Guri përkujtimor i Pashke Krasniqi Markaj, nënës që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë, i cili ishte hequr të enjten nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës është hedhur në mbeturina.

Lexo po ashtu Historia rrëqethëse e nënës Pashke, Apolloni: Largimi i gurit nga vendi ku dogji veten veprim i pamenduar  

Sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social në Facebook shihet guri përkujtimor i gjuajtur në mbeturina.

Ndryshe, guri përkujtimor i Pashke Markut, ishte hequr të enjten nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës e cila ngjarje ngjalli shumë reagime.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) përmes një reagimi publik, kishte shprehur keqardhje për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashke Markaj në Korenicë të Gjakovës.  /Telegrafi/

Exit mobile version