Site icon Telegrafi

Përfundon ndalesa për lëvizje nëpër malet e Maqedonisë

Sonte në mesnatë përfundon ndalesa për lëvizje nëpër male dhe breza pyjorë, që u vendos më 6 korrik, si masë parandaluese për mbrojtje ndaj zjarreve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja publike ”Pyjet e Maqedonisë” thonë se tani për tani nuk ka nevojë për vazhdimin e ndalesës, por theksojnë se do të riaktivizohet ndalesa, nëse do të jetë e nevojshme.

Ndalesa e lëvizjes vlente për çdo ditë, nga ora 7 e deri në ora 17. Gjithashtu ka përfunduar edhe ndalesa e djegies së kashtës./Telegrafi/

Exit mobile version