Të dielën me 25 dhjetor në orën 12:00, u zhvillua mini-maratona ‘Vrapo Babadimër’. Një kauzë me qëllim bamirës e cila me mbledhjen e parave nga shitja e kostumeve u doli në ndihmë shumë familjeve në nevojë.
Me mot të mirë dhe me diell, në sheshet e kryeqytetit u panë një numër i madhë i pjesëmarrëve, mbi 1.500 babadimra. Nga të gjitha moshat, gjinitë dhe grupet shoqërore të gjithë së bashku arritën qëllimin e vënë.
Me sukses të madh përfundoi e gjithë ngjarja ku organizatori Jusuf Islami bashkë me Projektin 5 cent u shprehën shumë falenderues ndaj: Komunës së Prishtinës, Drejtorisë së Sportit dhe asaj të Kulturës, sponzorëve nga bizneset, KFOR-it dhe të gjithë atyre që morën pjesë.
Ndihmat u dhuruan për familjet në nevojë e gjithashtu u ofruan dhurata edhe fëmijëve në Klinikën e Onkologjisë gjithashtu edhe Down Syndrome Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Vlen të ceket se kjo ngjarje mori vëmendjen, jo vetëm të mediave vendore por edhe atyre më të njohura ndërkombëtare.