Ka përfunduar mbledhja që ka zgjatur mbi tri orë mes presidentit të Interit, Stiven Zhang, trajnerit Antonio Conte.
Në këtë mbledhje ishin edhe drejtuesit e tjerë të klubit zikaltër, ndërsa pak më parë klubi ka lëshuar një komunikatë.
“Takimi i sotëm mes klubit dhe Antonio Contes ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit.
? | STATEMENT
Note from the Club following the meeting with Antonio Conte ?https://t.co/2piD93bYYy
— Inter (@Inter_en) August 25, 2020
Kohët e fundit ka pasur dyshime mbi të ardhmen e Contes te Interi, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit.
Madje edhe pas finales ndaj Sevillas, ishte vetë trajneri që tha se mund të largohet nga klubi. /Telegrafi/