Në këto momente ka përfunduar takimi urgjent në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty kanë marrë pjesë drejtuesit kryesor të LDK-së, ministra dhe anëtar të tjerë.
Megjithatë, pas takimit asnjë nga ata nuk ka dashur të sqaroj për media dështimin e mbledhjes së Qeverisë dhe rrethanat e krijuara në koalicion. Shumica e drejtuesve të LDK-së kanë dal nga zyret e këtij subjekti, e po ashtu edhe kryetari i kësaj partie njëherësh edhe kryeministri, Isa Mustafa.